Situata e tensinuar dhe paralajmërimet për protesta kanë dërguar dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Gjirokastër, Ardi Veliun.
Kreu i qeverisë Edi Rama pas takimeve elekotrale në Sarandë është nisur drejt Gjirokastrës. Mësohet se nga Partia Demokratike është organziaur një tubim kundër kryeministrit, por kërkesa nuk është pranuar nga Policia.
Situata e tensinuar dhe paralajmërimet për protesta kanë dërguar dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Gjirokastër, Ardi Veliun. Burime bëjnë me dije se Veliu ka shoqëruar sot Ramën dhe ndodhet në Gjirokastër Po ashtu mësohet se pavarësisht mos pranimit të kërkesës për protestë nga Policia, Partia Demokratike nuk do të lejojë Ramën që të zhvillojë takimet i qetë.