Kandidati për President në Ekuador, Fernando Villavicencio, është qëlluar për vdekje gjatë një fushate.
Fernando Villavicencio, anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, u qëllua teksa po largohej nga fushata në qytetin verior të Kuitos të mërkurën.
Një anëtar i ekipit të tij të fushatës tha për mediave vendase se Villavicencio po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi në kokë.
Presidenti i vendit, Guillermo Lasso tha se “krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar”.
I dyshuari u qëllua gjithashtu për vdekje gjatë në një shkëmbimi zjarri me sigurinë, tha prokurori i përgjithshëm i vendit në mediat sociale.
Nëntë persona kanë pësuar lëndime, përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të mbahet më 20 gusht.
Lasso, i cili nuk do të jetë në fletën e votimit, tha se ishte “i indinjuar dhe i tronditur” nga vrasja.
“Krimi i organizuar ka bërë një rrugë të gjatë, por pesha e plotë e ligjit do të bjerë mbi ta”, tha ai.
Rritje e krimit, e nxitur nga prania në rritje e karteleve të drogës në Ekuador, ka qenë një çështje qendrore në fushatën presidenciale të këtij viti.
Muajin e kaluar, Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethim në tre provinca pas një numri vrasjesh të lidhura me krimin e organizuar.
Përveç sigurisë, fushata e Villavicencio ishte përqendruar në trajtimin e korrupsionit, një temë që ai e kishte mbuluar në një karrierë të mëparshme si gazetar, dhe reduktimin e shkatërrimit të mjedisit.
Javën e kaluar, ai tha se se së bashku me ekipin e tij ishin kërcënuar nga kreu i një bande të trafikut të drogës.
Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve.