BallinaKryesoreNga Kumbulla te Asllani, ja 10 shitjet më të shtrenjta të Kombëtares

Nga Kumbulla te Asllani, ja 10 shitjet më të shtrenjta të Kombëtares

spot_img
spot_img

Nëse para shumë vitesh krenohes him me Igli Taren, Erjon Bogdanin apo edhe Lorik Canën pak më vonë, tashmë, në kohët e sotme, futbollistët shqiptarë kanë krijuar një koloni në kampionatin më të dashur për tifozët shqiptarë, Serinë A italiane.

Dy transferimet e fundit të Stiven Shpendit dhe Ylber Ramadanit kanë rritur numrin e lojtarëve që luajnë për ngjyrat kuqezi në elitën italiane, pavarësisht se tek ekipet e moshave numri i tyre është shumë herë më i lartë. Sulmuesi Shpendi kaloi nga Çezena tek Empoli për 2.2 milionë euro, shifër e konsiderueshme për një 20-vjeçar që luante në Serinë C, ndërsa Leçe siguroi shërbimet e mesfushorit Ramadani nga Aberdini për një milion e dyqind mijë euro. Teksa shohim këto shifra, mund të përmendim se në vitin 2007, Erjon Bogdani u ble nga Kievo Verona për tre milionë euro apo për Lorik Canën që u pagua 5.8 milionë euro nga Sandërlendi i Premier Ligës. Por, cilat janë transferimet më të shtrenjta të futbollistëve shqiptarë?

10 TRANSFERIMET – E veçanta është se jo rastësisht Empoli besoi te Stiven Shpendi, pasi po të kthehemi jo shumë mbrapa në kohë, do të shohim se klubi toskan ka shitur tre lojtarë shqiptarë dhe nëse do të krijonim një listë, përveç Marash Kumbullës, i cili mban rekordin për shifrën më të lartë që është paguar për një futbollist shqiptar, (Roma e bleu për 26.5 mln euro nga Verona), Empoli ka shitur Kristjan Asllanin tek Interi për 14.5 milionë, Nedim Bajramin te Sasuolo për 6 milionë, që mbajnë edhe vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë pa harruar shitjen e Elseid Hysajt te Napoli në vitin 2015. Kapiteni i Kombëtares u transferua për 5 milionë euro në atë kohë.

Në vendin e katërt renditet Lorik Cana, ku në vitin 2009 për të, Sandërlendi pagoi 5.8 milionë euro te francezët e Marsejës, ku ai mbante shiritin e kapitenit. 80 mijë euro më pak u ble Etrit Berisha nga Atalanta në vitin 2017-të, kur ai mbronte portën e Lacios. Ndërsa në këtë listë, vend ka zënë edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi 28-vjeçar u ble nga Granada, që pagoi 4 milionë euro në janarin e kaluar te Ferencvaroshi në Hungari.

Më tej vijojmë me Mario Mitan, që vetëm 20 vjeç në verën e kaluar i kushtoi plot 3 milionë euro Lokomotivës së Moskës, që mori shërbimet e mbrojtësit të majtë nga AEK-u. Në të njëjtën vlerë u shit edhe Erjon Bogdani në vitin 2007, ku pas dy sezoneve të mirë me Sienën, u shit te Kievo Verona. Listën me dhjetë lojtarët shqiptarë që janë shitur më shtrenjtë e përmbyllin dy emra, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, që kanë të njëjtën shifër, 2.2 milionë euro. Mbrojtësi kaloi nga kampionati kroat, ku luante për Hajduk Splitin, te Specia në Itali./Panoramasport.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular