BallinaAktualitetFOTOT/I plagosur në Greqi, Andrea Kalemi, financuesi i fushatës së Mirela Kumbaros,...

FOTOT/I plagosur në Greqi, Andrea Kalemi, financuesi i fushatës së Mirela Kumbaros, akuzuar për 2 vrasje; pronar i “Bujtina Vjosa” në Memaliaj

spot_img
spot_img

Emrin e vërtetë e ka Adriatik Kalemi, por e ka ndërruar pas shpalljes në kërkim në Belgjikë për një vrasje të dy tepelenasve të afërm të kryetarit të Bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi, kur ushtronte aktivitetin e drogës, trafikut të femrave e prostitucionit, ndërsa në mars 2006 u arrestua në Tiranë për ekstradim, shiti hotelin në Sarandë dhe u lirua nga ish-krye prokurori Theollori Sollaku…

“Pamfleti” ka marrë të dhëna zyrtare nga Anti-krimi në Tiranë, ku thuhet se 51 vjeçari Andrea Kalemi, i plagosur në një atentat mafioz në ishullin Paxos-Greqi, ku kishte shkuar me pushime familjarisht, ka dosje penale rivaliteti me grupet kriminale.

Sipas dosjes penale, emrin real e ka Adriatik Shyqyri Kalemi, banues në qytetin Memaliaj, por e ka ndërruar në Andrea në vitin 2004, pas shpalljes në kërkim nga Belgjika, për vrasjen e dy shqiptarëve me mbiemrin Çaçi nga Tepelena, të afërm të kryetarit të Bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi, ngaqë ishin në rivalitet me njeri-tjetrin në aktivitetin e drogës, trafikut të femrave e prostitucionit.

I plagosur në Greqi, Andrea Kalemi, financuesi i fushatës së

Pas vrasjes, u fsheh në Tiranë, ku kishte hapur një Bar-Kafe te zona e Tiranës së Re dhe nuk ngacmohej nga policia, për shkak të lidhjeve me ish-krerë të pushtetit të PS dhe lidhjet me djalin e Gramoz Ruçit, ndërsa në mars 2006 u arrestua te stadiumi “Dinamo”, gjatë një aksioni të drejtuar nga ish-zv/drejtori Erzen Breçani.
Pas 8 muajsh mbajtur në qeli, Andrea (Adriatik) Kalemi, u la i lirë me urdhër të krye prokurorit Theollori Sollaku, motiv për të cilin, u fol se Andrea Kalemi pagoi 200 milionë lekë, i ndihmuar nga djali i hallës së tij Aleksandër Sadikaj i vrarë në atentat në Tiranë, i cili shiti hotelin “Blu Sky” në Sarandë.
Hotelin e shiti te Edmond Papa, i vrarë në atentat në Tiranë, 6 muaj pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, që thuhet se kishin konflikt mes tyre, mbasi dy kushërinjtë Kalemi e Sadikaj, i kërkonin rikthimin e hotelit të shitur në Sarandë, me çmimin e shitjes dhe fitimin e 2 viteve. Prej 14 vitesh, Andrea Kalemi, merret me biznesin e pastrimit të plehrave në qytetin Memaliaj nëpërmjet firmës së tij “ZHZA Kalemi Sh.p.k” me të atin e vëllain, që ka një kontratë të përhershme me bashkinë e  qytetit kundrejt vlerës afro 60 milionë lekë në vit.

I plagosur në Greqi, Andrea Kalemi, financuesi i fushatës së

Ndërsa prej afro 5 vitesh, ka hapur një biznes të quajtur “Bujtina Vjosa”, buzë lumit Vjosa në Memaliaj, afër resortit “Sanços”, të djalit të hallës Aleksandës Sadikaj, i vrarë në atentat në më 11 qershor 2022 pranë qendrës tregtare TEG në Tiranë./Pamfleti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular