Ditën e sotme moti do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike
Kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 15m/s.
Njoftimi i Shërbimit Meterologjik Ushtarak:
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat për Tiranën 20°/32°C, në zonat malore 15°/29°C, në zonat e ulta 15°/36°C, në zonat bregdetare 18°/32°C.