BallinaKronikeU mbyt në kanalin me ujë teksa po peshkonte, u gjend pas...

U mbyt në kanalin me ujë teksa po peshkonte, u gjend pas dy orësh trupi i 21-vjeçarit në Fier

Pas më shumë se dy orësh kërkime është gjetur dje turpi i pajetë i 21-vjeçarit Hamit Senka, i cili u mbyt në një kanal me ujë mesditën e sotme (11 gusht), në Pojan të Fierit.

Ai dyshohet se ka rënë në kanal aksidentalisht, ndërsa ishte duke peshkuar.

“Pas kërkimeve të pandërprera përreth 2 orë nga shërbimet e Policisë Fier, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji i trupit të pajetë të shtetasit H. S., 21 vjeç, i cili duke peshkuar në një kanal në Pojan, ra aksidentalisht dhe u mbyt në kanal”, njoftoi policia.

Kujtojmë se 21-vjeçari po peshkonte së bashku me shokët e tij dhe kanë qenë këta të fundit që kanë njoftuar uniformat blu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular