Fqinjët e 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari, i cili u izolua në banesë dhe refuzon të dorëzohet në polici, kanë treguar detaje nga ngjarja.
Ata shprehen se kryefamiljari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.
“Rreth orës 11 të natës filloi që të qëllonte. Siç më thanë persona të afër të tyre, kishte goditur bashkëshorten me thikë ndërsa të birin me tytën e armës që kishte. Pastaj filluan të shtënat. Ka qenë njeri i qetë, ka pasur shqetësime mendore 6-7 vite më përpara. Por i filluan sërish me vonë. Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, drogë. Nuk ka pasur probleme me ne në fshat. Në lagjen tonë s’ka pasur kurrë probleme të tilla”, tha një nga fqinjët.
Më pas shtoi: “Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, a pinte drogë nuk e di. Ka pasur probleme, u bë mirë kohët e fundit, ishte njeri i qetë. Ngjarja ka nisur mbrëmë rreth orës 9-10, kishte goditur të shoqen dhe të birin, më pas ka nisur të qëllojë me armë”.