BallinaAktualitetSot Dita Ndërkombëtare e Rinisë/Bujar Leskaj: Në 10 vite pushtet të sektit...

Sot Dita Ndërkombëtare e Rinisë/Bujar Leskaj: Në 10 vite pushtet të sektit “Rama” u larguan mbi 300.000 të rinj

Nga Bujar Leskaj
12 gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Shqipëria e qeverisur nga sekti Rama mban një tjetër rekord negativ: renditet ndër vendet me politikat më antirinore në rajon dhe në Evropë!
“Politikat rinore” të qeverisë së sektit Rama në pushtet kanë 10 vjet që vetëm nxisin emigrimin, analfabetizmin dhe analfabetizmin funksional, ndëshkojnë të arsimuarit, vrasin shpresën, krijojnë një brez (siç e duan ata) të papërgjegjshëm e të lehtë në mendime e mosveprime dhe promovojnë modele të shëmtuara dhe krimin.
Në 10 vite të Edi Ramës në pushtet, mbi 300.000 të rinj dhe mbi 700.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.
Në 10 vitet në pushtet të sektit Rama, afërsisht 150.000 nxënës braktisën shkollën.
Vetëm këtë vit nga 31.000 maturantë, 11.000 kanë aplikuar për të studiuar jashtë shtetit, normalisht nxënësit ekselentë, të cilët shumë shpejt do të pasohen nga familjet e tyre për të mos u rikthyer më në Shqipëri.
Dhe kjo shifër rritet vit pas viti, duke treguar se sa besim ka rinia jonë tek arsimi, punësimi, mundësitë që ky sekt në pushtet u krijon atyre…
Dhe jo pa qëllim. Një vend pa rini, ose me rini shpresëvrarë sundohet më lehtë!
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, thirrja ime është për çdo të ri shqiptar që të reagojë; të refuzojë këtë regjim që asgjë, veç largimit, varfërisë e vrasjes së shpresës u ofron.
Rinia shqiptare e meriton të ketë të ardhme, të ardhme e perspektivë Evropiane!
🇦🇱
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular