“Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë”, tha një zëdhënëse.
Vizitorët u evakuuan nga tre katet dhe sheshi nën monument pak pas orës 13:30 (1130 GMT). Ata u lejuan të kthehen në Kullën Eifel të shtunën rreth dy orë pasi evakuimit, tha një burim i policisë franceze.
“Ishte një alarm i rremë, njerëzit mund të kthehen brenda”, tha burimi.
Puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889. Ajo priti dy milionë vizitorë gjatë Panairit Botëror të 1889.