Janë zbardhur detaje nga letërporosia e autoriteteve shqiptare drejtuar homologëve kenianë për vdekje e 22-vjeçares Joy Ayoko
Mësohet se Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joy, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së të bijës për llogari të autoriteteve shqiptare.
Mësohet se ajo ia ka dërguar 3 ditë më parë. Sipas News24, përveç raportit të vdekjes së 22-vjeçares në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës, motrës dhe vëllait të Joyt, si edhe shoqes së të ndjerës në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.
Mësohet se atoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joy, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme.
Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.