BallinaKronikeFundoset anija me emigrantë e nisur drejt Anglisë. Mbyten 6 persona në...

Fundoset anija me emigrantë e nisur drejt Anglisë. Mbyten 6 persona në La Mansh, shpëtohen 54 të tjerë

spot_img
spot_img

Të paktën gjashtë persona ka ndërruar jetë dhe 54 të tjerë janë shpëtuar, pasi një varkë me emigrantë u mbyt në orët e para të ditës së sotme (12 gusht) në pjesën angleze të kanalit La Mansh.

Autoritetet britanike raportojnë se operacioni i shpëtimit nisi rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa dyshohet që fundosja e varkës të ketë ardhur si pasojë e numrit të lartë të personave që kishin hipur në të.

Ekipet e shpëtimit kanë deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim, ndërsa nuk bëhet ende i ditur numri i emigrantëve që ishin në varkë.

Kanali midis Francës dhe Britanisë është një nga rrugët më të ngarkuara të transportit ujor në botë, si dhe rrymat  detare që krijohen janë të forta, duke e bërë të rrezikshëm kalimin me varka të vogla.

Që nga fillimi i vitit e deri më 10 gusht, mbi 15 mijë e 800 persona kanë kaluar kanalin me varka të vogla.

Trafikantët e qenieve njerëzore zakonisht mbingarkojnë gomonet, duke i lënë ato në rrezik për t’u goditur nga dallgët ndërsa përpiqen të arrijnë në brigjet britanike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular