Një shqiptar është qëlluar për vdekje në Greqi. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e banesës, pasi dyshohet se është ekzekutuar me plumb në kokë. Dyshohet se viktima është një 55-vjeçar, ndërsa bëhet me dije se është gjetur i pajetë nga një i afërm. Sakaq hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.