Kulla më e lartë që do ndërtohet në qendër të kryeqytetit ka bërë lëmsh politikën dhe opinionin publik.
Një nga pikëpyetjet më të mëdha është se interesat e kujt fshihen pas saj dhe kush është investitori i vërtetë.
Gazetari Besir Çollaku me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka ngritur dyshimin se një nga investitorët e Kullës jeton në Dubai dhe se ka hedhur 6 milionë euro si fillim.
Çollaku vijon më tej duke ngritur pyetjen se a ka lidhje ky miliarder misterioz me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit.
“A jeton në Dubai një nga investitorët e Kullës 64 kate që ka bërë lëmsh Tiranën?!
A ka hedhur ai së paku 6 milionë euro si fillim ?!
A ka shkuar në Dubai një nga investitorët për të mbyllur marrëveshjen e mundësuar kalimin e parave?!
A ka ky person i botës së dyshimtë aksione në disa kulla në Tiranë?!
A ka njohje Olsi Rama me njeriun misterioz miliarder në ekzil!?
Po Prokurori i Përgjithshëm a ka dijeni për historitë investuese të këtij grupi?!”, shkruan Çollaku.