VIDEO/Drake urdhëron audiencën. Kini kujdes, mos….

0
319

Këngëtari i hitit “Hotline Bling” ka paralajmëruar fansat rreth hedhjes së recipetave në skenë pasi është bërë një target gjatë koncerteve të organizuara javët e fundit.

Drake, 36-vjeç, fillimisht nisi të ankohej se publiku nuk po hidhte recipetat teksa ai performonte por vetëm telefona dhe në një farë mënyre, audienca u ndje e ofenduar dhe që prej asaj deklarate, fansat nuk janë ndalur së hedhuri të brendshmet e tyre në skenë

Ndërkohë që ai e preferon shumë këtë veprim nga ana e fanave, duket se koncerti i fundit nuk ka qënë i përshtatshëm dhe ai i ka kërkuar të gjithë audiencës që të mos hidhnin recipeta në skënë.

Nuk mund të flas rreth recipetave sonte në LA pasi djali im është në koncertin tim për herë të parë”, ka thënë Drake.

“Mbani recipetat veshur sonte“, ka shtuar ai.

Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, ka një djalë 5-vjeç, Adonis, me artisten franceze Sophie Brussaux.

Muzikanti kanadez ka konfirmuar lajmin se është bërë baba në vitin 2018, pasi më parë kishte mohuar lajmet për një shtatzani të mundshme të Spohie.

Më vonë ai u shpreh: “Fëmija është i imi dhe unë nuk do e fshihja atë nga bota por po fshihja botën nga djali im“.