Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i njohur për deklaratën e tij të “fitores publicitare” kandidon për një mandat tjetër në këtë bashki.
Por kësaj here ai i ka lënë deklaratat dhe ka vendosur të tërheqë vëmendje me diçka tjetër.
Mbrëmjen e së shtunës, kryebashkiaku socialist ka zgjedhur të zhvillojë një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël.
Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme.