VIDEO SKANDAL/ Iu ankuan banorët për plehrat, kryebashkiaku i Divjakës i shan keq: Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja…

0
310

Një video e rëndë është shpërndarë së fundmi nga deputeti Saimir Korreshi. Në video dëgjohet kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, i cili pasi ka marrë postin me votat e qytetarëve, duket se nuk ka më nevojë për ta. Këtë e ka thënë vetë Gorrea në një video që i është regjistruar nga banorët gjatë një bisede telefonike me të. Nga ana tjetër bëjmë me dije se banorët i ankohen për plehrat që hidhen dhe më pas digjen shumë pranë banesave të tyre, ndërsa kryebashkiaku është i shqetësuar se ata kanë dalë në protestë. E nuk i kursen ndaj tyre as komentet ofenduese.

Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun e Divjakës:
Qytetari: O kryetar! Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen

Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetësh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë…i thuaj atij

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara. Ti pi drogë!

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua, nuk ke shanse ti.

Qytetarët: Po na bëhet kancer e kupton ti apo jo? Po bie plehra dhe nga Fieri.

Muajin e kaluar, në korrik, banorët e fshatit Grabjan në Bashkinë e Divjakës protestuan duke mos lejuar kamionët të shkarkojnë në fushën e mbetjeve. Banorët thanë se ky vendgrumbullim ka funksionuar prej vitesh vetem për mbetjet e këtij fshati, ndërsa së fundmi këtu po shkarkohen dhjetra ton phehra të qytetit të Lushnjes, duke sjellë ndotje të madhe të tokës e ujërave dhe erë të rëndë në gjithë fshatin.