“Aleksandrin e ka vrarë shoku i tij”/ DETAJE nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi: Autori një bashkatdhetar

0
266

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptarit Aleksandër Zaka në Greqi.

Sipas mediave greke, i dyshuari për vrasjen e Zakës në ishullin grek të Salaminës raportohet se është një shtetas shqiptar.

Dyshohet se viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se i dyshuari rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është “zhdukur” prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.

“Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij”, thanë burimet për median greke.