BallinaSportVIDEO/ Një vit më parë e kërkonte Partizani, sulmuesi shqiptar debuton me...

VIDEO/ Një vit më parë e kërkonte Partizani, sulmuesi shqiptar debuton me ekipin e Serisë B dhe shënon penallti para syve të Pirlos

spot_img
spot_img

Silvio Merkaj ka bërë sot debutimin e tij në klubin e Serisë B italiane, Sudtirol, për të cilin firmosi vetëm pak ditë më parë. Një debutim në ndeshje zyrtare që erdhi në Kupën e Italisë, në një sfidë të vështirë ndaj Sampdorias së drejtuar nga Andrea Pirlo.

Sulmuesi kishte bërë mirë me Virtus Entelën në edicionet e kaluara në Serinë C duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit dhe tashmë për të erdhi momenti që të tregojë vlerat një kategori më lart. Një ndryshim i plotë skenari kur mendon se në verën e kaluar, ai ishte pranë firmës me Partizanin, pasi të kuqtë insistuan për të afruar futbollistin.

Sot Merkaj hyri në fushën e lojës në minutën e 86 të ndeshjes që u vendos nga gjuajtjet e penalltive. Ai realizoi vetë goditjen e parë nga pika e bardhë për Sudtirol që kishte në dorë kualifikimin në një moment por Broh gaboi tentativën e pestë pas asaj të Depaolit nga Sampdoria. Skuadrat gjuajtën edhe nga tre penallti të tjera dhe në fund rezultoi vendimtar gabimi i Masielos, i cili i dha kualifikimin Sampdorias për në turin tjetër të Kupës.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular