Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen në Bulqizë, ku viktimë mbeti 26-vjeçari Dritan Manjani. Sipas News24, krimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal deri në orët e vona.
Pasi kanë dalë nga lokali, ata janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë, ku edhe më pas krimi degjeneroi në vrasje.
Nuk dihen ende arsyet e sakta të krimit të rëndë, ku Dorjan Dema i mori jetën 26-vjeçarit Manjani. “Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.