BallinaOP EDShqipëria, pa inventarë pasurishë kombëtare...Partia Demokratike ka detyrë të bëjë

Shqipëria, pa inventarë pasurishë kombëtare…Partia Demokratike ka detyrë të bëjë

Nga Zef Ndreka
Shqipëria, pa inventarë pasurishë kombëtare…
Dihet tashmë, se bandat e kanë pushtuar vendin tonë, e kanë ulur në gjunjë. Duket se lulëzon paksa turizmi falë pozicionin gjeografikisht dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.
Një rrumpallë e pashoqe e shfaqur 32 vite më parë nën emrin demokraci, e ka rrezikuar shpesh herë ta dërgojë vendin në reçension të plotë.
Të njëjtat fytyra, të njëjtët njerëz, të njëjtat banda të organizuara e kanë mbajtur peng zhvillimin ekonomik dhe demokracinë shqiptare.
Berisha-Meta-Rama është trinomi i qartë i pengut, është trëkëndëshi famëkeq i shqiptarëve, është fatkeqësia e këtij kombi.
Asnjë dallim nuk kanë në sjelljet politike dhe në korrupsionin e ngritur në sistem duke konkuruar me njëri tjetrin në vjedhje e korrupsion.
Lufta politike e përherëshme e tyre ka qënë dhe mbetet shkatërrimi i opozitës së vërtetë.
E filloi Berisha me ligjin 7501 të tokës, me ndarjet territoriale, me vjedhjen e zgjedhjeve, me goditjen ndaj opozitës, më korrupsionin, me shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, me ndërrimin e kursit të Shqipërisë larg orientimit euroatlantik, me futjën e Shqipërisë në Konferencën Islamike etj.
Në këtë rrugë vazhdoi pengu i Berishës, vetë spiuni Ilir Metaj, dhe Edi Rama të cilët e ngritën në një shkallë më të lartë korrupsionin.
Lufta politike brenda këtij trëkëndëshi është luftë për pasurim përsonal, jo për ti shërbyer popullit, sidomos demokratëve dhe mbarë shqiptarëve.
Korrupsionin e kanë të përbashkët dhe të ndarë sipas aksioneve të parave të vjedhura.
Kjo u vërtetua thjeshtë dhe shqiptarët e kanë të qartë tashmë, që kur grupi i deputetëve të foltorëzinjëve votoi kundër raportit të zonjës Tabaku në komisionin e hetimit parlamentare të inçeneratorëve. Këto faqezinj, bashkuan votat me socialistët duke e rrëzuar raportin Tabaku dhe duke ngritur kartonin pro raportit qeveritarë.
Thjeshtë, këto faqezinj mbetën të turpëruar përjetë, kur shikon çfarë rrugë ka marrë denoncimi dhe si ndjehen kërcitjet e hekurave të të gjithë bandës së organizuar kriminale.
Shqipëria, ka 32 vite që ka përzgjedhur mashtruesit kriminel për të vjedhur e për të varfëruar shqiptarët.
Asnjë pjestar i këtyre bandave nuk skuqet, nuk zverdhet, por vazhdojnë së bashku të përdorin paratë e korrupsionit, mediat për të çorientuar opinionin gjoja në emër të luftës politike.
Gratacelat, kullat, pallatet i kanë së bashku. Oligarkët po ashtu.
Vetëm demokratët dhe socialistët e thjeshtë janë vërtetë të braktisur në këtë vend.
Shqipëria, ky vend i bekuar, është drejtuar prej 32 vitesh nga injoranca.
Është vërtetë për tu habitur shumë, por pa asnjë program elektoral, pa asnjë projeksion ku duhet të arrijë ky vend në zhvillimin ekonomik, shqiptarët për interesa të Saliut dhe Metës, e mbajnë në pushtet Edi Ramën që kërkon vetëm tepsi, timonin dhe “të hansha zemrën”!
Ministrat e qeverisë, asnjëherë nuk kanë menduar për ekonominë e vendit.
Po të marrim psh. Ministrinë e Bujqësisë për të analizuar shumë thjeshtë.
Nuk ka asnjë të dhënë sa vezë konsumon në ditë ky popull, ose sa vezë i duhen atij.
Mbi këtë bazë, mungon projekti real për prodhimit e tyre.
Ndërkohë, që nqs nevojiten 3 milon kokrra në ditë, nuk mbështetën fermerët për ti prodhuar ato, nuk ka të dhëna, as projekte.
Po kështu për mishin e derrit, të viçit, të pulave, të peshkut, të drithit, të zarzavateve, të perimeve etj.
Por jo! Ministrat e bujqësisë mendojnë të marrin rryshfete nga oligarkët tregtarë dhe nga prodhuesit e huaj.
Nuk është asnjë studim i mirfilltë sa prodhon kjo tokë, sa popullsi mund të mbajë, sa mund të eksportojë. Bari rritet, kullotat janë pa të imta e lopë, e nuk ka bagëti për ti ngrenë.
Po ashtu në Ministrinë e ekonomisë.
Skandaloze mbetët menaxhimi i pasurive nëntokësore. Sidomos i naftës, i mineraleve të kromit, të bakrit, hekur nikelit, qymyreve, materialeve inerte dhe ujrave.
Deri në vitet’90, Shqipëria prodhonte mbi 1milion e 300 mijë ton naftë në vit.
Rezervat e zbuluara të “arkivuara” nuk po i llogarisim.
Po çfar bëhet më këtë pasuri të shqiptarëve?!
Prodhohet, eksportohet pothuaj totalisht dhe importohet me çmimet më skandaloze të kontinentit duke rritur koston e jetesës së konsumatorëve shqiptar.
Ndërkohë që me rezervat e zbuluara, me sasinë e naftës që prodhohet aktualisht, me një politike të thjeshtë ekonomike mund të arrijmë të eksportojmë naftë të përpunuar për Europën.
Mjafton që shteti të mbajë 51% të aksioneve të kësaj pasurie kombëtare dhe 49% të investojnë privatët.
Po ashtu, skandaloze mbetët administrimi i mineraleve polimetalor.
Kromi psh, ku Shqipëria ka rezervat me të mëdha në botë, por edhe ky minerale është dhënë me konçesion për benefice politike oligarkëve që manipulojë politikën me pasuritë e pa merituara.
Bakri, ari, argjendi, zingu, nikeli, seleni, platini etj janë pasuri të tjera që vidhet sidomos nga kompanitë turke, duke e nxjerrë gjithë produktin jashtë Shqipërisë, duke vjedhur floririn dhe duke na lënë një gropë të madhe si varr në zemër të maleve.
Pasuritë e këtyre mineraleve janë marramendëse.
Po ju jap një shëmbull.
Vetëm mali i Munelles, që shfrytezohet pamëshirshëm nga të huajt mban në barkun e saj mbi 500 miliard dollar bakër, ar, argjend dhe metale të tjera që i shoqerojnë.
Por qeveritë shqiptare janë mjaftuar të marrin disa thërrime si shpërblim deri më sot.
Nuk kemi asnjë inventarë për pasuritë e vendit, ashtu siç nuk kanё inventarë as për qytetarët e shpërndarë padrejtësisht anembanë botës!
Partia Demokratike ka detyrë të bëjë denoncime në SPAK për vjedhjet e pasurive kombëtare. Të zbardhën këto vjedhje, ashtu siç veproi për vjedhjet tek içeneratorët.
Shqipëria duhet të vihet në shina, të heq gurët dhe shkopinjt nën rrotat e drejtësisë, të zhdukë një herë e mirë korrupsionin për ta integruar vendin në familjen europiane siç e meritojmë, për ta bërë Shqipërinë të jetueshme normalisht.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular