BallinaKronike“E ngritën nga buka dhe e goditën me thikë”- Vrasja në Bulqizë,...

“E ngritën nga buka dhe e goditën me thikë”- Vrasja në Bulqizë, banori tregon kafen e fundit me viktimën: Sherri nisi në lokal, autori ishte duke pirë birra

spot_img
spot_img

Bulqiza është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një i ri është vrarë me armë të ftohtë. Sipas raportimeve të para, Dritan Manjani 26 vjeç u qëllua me kaçavidë nga Dorjan Dema, por banorë të zonës thonë se e kanë qëlluar me thikë.

Një prej banorëve u shpreh për News24  se para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën.

Sipas tij sherri nisi në lokal, ndërsa theksoi se autori ishte duke ngrënë dhe pirrë birra në lokal.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjysmë e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular