Hipertensioni, yndyrnat apo diabeti nuk ndeshen vetëm te mosha e tretë, por edhe tek mosha më e re vitet e fundit sipas specialistëve. Këto tre problematika kur gjenden njëkohesisht tek i njejti pacient, mund të kthehen në një kërcënim serioz.
“Hipertensioni, yndyrnat dhe diabeti, këto të treja, sidomos kur bashkëekzistojnë bëhen një faktor rreziku për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare në të ardhmen. Ne kemi vënë re edhe mosha më të reja dhe mosha mesatare sidomos tek burrat që shfaaqin probleme kardiovaskulare pasi ato kanë edhe faktorë të tjërë rreziku siç është pirja e duhanit. Unë do veçoja pjesën e yndyrnave pasi gjerësisht nuk janë të ndërgjegjësuar pacientët.”
Përveç gjenetikës, dieta ushqimore jo e mirë ka një rol negativ theksojnë mjekët
“Ka një ndikim dieta që është shumë e pasur me yndyrna shtazore, brumra, mish që ne e kemi të pranishme në dietën tonë, predispozon për rritjen e yndyrnave në vite. Dhe këto yndyrna kanë një problem në organizëm pasi jo vetëm që janë të rritura dhe efekti i tyre është nga rritja, por ato depozitohen në enët e gjakut, pra shkaktojnë një lloj patologjie tjetër, një sëmundje që quhet arteriosklerozë.
Të gjithë personat që vuajnë nga hipertensioni apo yndyrnat në gjak duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta tek mjeku dhe të merren me aktivitet fizik.