BallinaAktualitetPërplasja në KZAZ-në e Kavajës, në burg dy prej të arrestuarve

Përplasja në KZAZ-në e Kavajës, në burg dy prej të arrestuarve

spot_img
spot_img

Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën e sigurisë për personat e arrestuar pas incidentit të ndodhur në KZAZ-në e këtij qytetit.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani, Ervin Baklli dhe Elvis Duro.

Ndërkohë, që shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Dermisha Bukova, Lirim Dedja dhe Fadil Rustemlliu në “detyrim paraqitje”.

Siç mund të shihet edhe në foton e siguruar nga “BalkanWeb”, të arrestuarit kanë ngritur dy gishtat lart, teksa ndodheshin brenda ambienteve të gjykatës, duke dhënë mesazhin se nuk do të ndalen.

Kujtojmë që pak ditë më parë, situata u tensionua së tepërmi në KZAZ-ën e Kavajës.

Militantët e opozitës u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë së Shtetit, duke bërë që këta të fundit të hidhnin gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion për të shpërndarë qytetarët, të cilët kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ nga materialet zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular