BallinaPolitikeAzgan Haklaj: McGonigal fundos trekëndëshin e Bermudës!

Azgan Haklaj: McGonigal fundos trekëndëshin e Bermudës!

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se Gjykata amerikane konfirmoi konspiracionin kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike,

Haklaj shton më tej se brenda muajit gusht pritet të mbyllet me marrëveshje çështja shqiptare.

Pritet procedimi kundër Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale nga drejtësua amerikane dhe jo vetëm pasi SPAK nuk ka si të mos merret urgjent me këtë çështje. Edhe Sali Berisha, brinja e thyer e trekendëshit të Bermudës doli zbuluar pasi doli huq në pretendimet e tij se komploti ka qenë kundër atij. Brenda këtij muaji përvëlues do përvëlohen si ai dhe Ilir Meta.” shkruan ndër të tjera ish-deputeti i PS-së.

Postimi i plotë:

McGonigal fundos trekëndëshin e Bermudës!

Gjykatat amerikane konfirmuan konspiracionin kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Dje Charles McGonigal jo vetëm u deklarua fajtor por u vertetua marrja e një ryshfeti qindra mijëra dollorash nga zyrtarë shqiptarë për të komplotuar me shpifje kundë liderit të opozitës shqiptare Lulzim Bashës.

Brenda muajt gusht pritet të mbyllet me marrveshje edhe çështja shqiptare.

Pas akordit të arritur mes avokatëve dhe prokurorëve pritet procedimi kundër Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale nga drejtësua amerikane dhe jo vetëm pasi SPAK nuk ka si të mos merret urgjent me këtë çështje.

Edhe Sali Berisha, brinja e thyer e trekendëshit të Bermudës doli zbuluar pasi doli huq në pretendimet e tij se komploti ka qenë kundër atij.

Brenda këtij muaji përvëlues do përvëlohen si ai dhe Ilir Meta.
Zoti dhe e drejta duken se vonojnë por nuk harrojnë.
#GodBlessUSA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular