BallinaAktualitetEMRAT/74 vite nga masakra e Valmirit me 4 të varur, 10 pushkatuar,...

EMRAT/74 vite nga masakra e Valmirit me 4 të varur, 10 pushkatuar, 3 vdiqën në burgje, Bujar Leskaj: Nderim përjetë martirëve antikomunistë!

spot_img
Nga Bujar Leskaj
Në 17 gusht 1949, në Shpal të Mirditës dhe pikërisht në Qafën e Valmirit, komunistët në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës, kryen një masakër të vërtetë.
Në një gjyq të inskenuar u varën 4 dhe u pushkatuan 10 burra të pafajshëm, ndërsa 3 të tjerë vdiqën në burgjet komuniste. Ky krim, që u krye në prani të 2500 burrave e grave mirditore, u pasua me arrestimin dhe dënimin e 500 të tjerëve dhe internimi i 300 familjeve.
Kjo masakër (e drejtuar nga diktatori Enver Hoxha dhe krimineli Mehmet Shehu )u pasua nga një persekutim dhe gjenocid ndaj një krahine të tërë, që do të vazhdonte për 45 vite rresht.
Nderim përjetë martirëve antikomunistë!
Sot, 74 vite pas asaj masakre, ende kërkohet drejtësi!
TË VRARËT E MASARKËS SË VALMIRIT
Preng Ded Kola, Orosh, varet në litar.
Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar.
Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar
Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar
Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet.
Llesh Gjon Mëlyshi, Malaj, pushkatohet.
Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet.
Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet.
Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet.
Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet.
Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
Ndoc Gjet Çupi, Blinisht, pushkatohet.
Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet.
Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet.
Në vitin 1993 nga Presidenti Sali Berisha, viktimat e kësaj masakre i ka shpallur “Martirë të Demokracisë”, ndërsa në vitin 2017 Presidenti Bujar Nishani u ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular