BallinaSportPartizani shkruan historinë në Evropë, kalon për herë të parë në fazën...

Partizani shkruan historinë në Evropë, kalon për herë të parë në fazën “play-off”

spot_img

Partizani shkruan histoinë në Evropë, teksa për herë të parë shkon deri në fazën Play-Off të Conference League, duke mposhtur në Elbasan Arena me shifrat 1-0 Valmierën.

Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve. Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte Arinaldo Rrapaj ai që fitoi faullin pas një kontakti në zonë dhe sulmuesi Cara konfirmoi formën në këtë fillim të sezonit. Në vijim, Partizani provoi sërish me Carën, Gjelbrim Taipin dhe Grezdën, por rezultati nuk ndryshoi dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë, miqtë u shfaqën më kërkues megjithatë portieri Qirko ia doli të ndalte ofensivën e letonezëve ndërsa në një rast Partizani pati edhe fatin me vete pasi miqtë u ndalën nga traversa.

 

 

Nga ana tjetër, të kuqtë e menaxhaun mirë avantazhin dhe ia dolën të ruanin epërsinë deri në fund me ndeshjen që u mbyll në shifrat 1-0, me Partizanin që mbërrin në Play-Off të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular