Humb jetën 45-vjeçari, po punonte në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se…

0
263

Një 45-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në fabrikën e riciklimit të aluminit. Ngjarja ka ndodhur në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit dhe sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, kur edhe punëtori është dëmtuar në trup nga një pajisje.

“Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.