“Nuk doja të shkoja tek PSG-ja”, Mesi flet për transferimin tek Inter Majemi: Zgjedhje e duhur, po e shijoj këtë aventurë

0
179

Ylli argjentinas Lionel Mesi ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të finales së madhe të “Leagues Cup”, ku Inter Majemi do të luajë kundër Neshvill
Ai ka folur edhe njëherë për të shkuarën tek PSG-ja, ku deklaroi se nuk donte të shkonte atje dhe se nuk u përshtat asnjëherë. Përsa i përket tansferimit te Inter Majemi, “Pleshti” deklaroi se ishte vendimi i duhur. “Siç e thashë në atë kohë, largimi për në Paris nuk ishte diçka që doja. Nuk doja të largohesha nga Barcelona. Gjithçka ndodhi brenda natës. Më duhej të mësohesha me një vend krejtësisht të ndryshëm nga ai që kam jetuar gjatë gjithë jetës sime. Si në aspektin e qyteteve ashtu edhe sportive. Ishte e vështirë. Ardhja në Majemi ishte një zgjedhje e duhur. Vjen pas vlerësimit të shumë gjërave dhe familja ishte një nga faktorët. Jam i lumtur dhe dua ta shijoj këtë aventurë”, u shpreh Mesi. PANORAMASPORT.AL