Përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e KQZ-së ku PD do të përfaqësohet vetëm me 1 anëtar në zgjedhjet e 24 shtatorit për kryebashkiakun e Kukësit.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se “qëllimi i PD-së është të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD”.
“Unë nuk kam detyrën për të numëruar votat e PL-së nuk erdhëm këtu për të thënë se kush është partia më e madhe e opozitës. Qëllimi është zbatimi i ligjit. Keni në dispozicion edhe formulën juridike për të marrë rezultatin e votave. Ne do ta ankiojmë vendimmarrjen pasi është qëllimi ynë që të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD. Kemi për qëllim mos transferimin e votave të demokratëve”, u shpreh ai.
Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ në zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Partia e Lirisë do të përfaqësohet me 2, ndërsa PD me 1 anëtar.