Mesfushori portugez, Otavio është rrugës për në Arabinë Saudite tek Al Nasr, aty ku do të gjejë shokun e tij në Kombëtare, Kristiano Ronaldo.
Shtypi portugez shkruan se klubi arab ka vendosur të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është edhe klauzola. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen finale dhe po negociojnë vetëm për këstet e pagesave. Otavio do të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Portos, duke parakaluar mbrojtësin Eder Militaon, i cili u transferua te Reali i Madridit për 50 milionë euro. 28-vjeçarin e pret një kontratë 3-vjeçare tek Al-Nasr, nga e cila do të përfitojë në total plot 40 milionë euro
PANORAMASPORT.AL