BallinaKronikePlagoset një person në Vaun e Dejës, identifikohet dhe arrestohet autorja 21-vjeçare

Plagoset një person në Vaun e Dejës, identifikohet dhe arrestohet autorja 21-vjeçare

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Burime bëjnë me dije në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar nga fshati Laç, i Vaut të Dejës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autorja e ngjarjes, 21 vjeçe, dhe është arrestuar.

Vau i Dejës/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular