Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për gjendjen shëndetësore jo të mirë të Fatos Nanos. Në konferencën me gazetarët, ai i uroi atij shërim të shpejt.
Sali Berisha tha gjithashtu se Rama është Jagoja e Fatos Nanos dhe nuk lë fatkeqësi pa përdorur
“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.
Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.
Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër.
Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta
Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë.
Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë”, tha Berisha.