Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, ku do të bëhet miratimi i statutit dhe do të votohet Këshilli i ri Kombëtar i PD.
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi ishte e ftuar këtë të premte në studion e Euronews Albania, ku zbuloi më shumë detaje se çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme.
“Ajo që pesim të ndodhë nesër, është pikërisht miratimi i projekt- ndryshimeve të statutit të Partisë Demokratike, të cilat janë përgatitur me një përgjegjësi shumë të lartë dhe dua t’i komplimentoj kolegët që kanë përgatitur atë frymë aq progresiste për partinë dhe sigurisht ishin ndryshime të cilat u diskutuan gjatë me një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie”, tha Jupi.