Partia Demokratike mbledh ditën e nesërme më 2 shtator ora 11:00 Kuvendin Kombëtar.
Mësohet se gjatë mbledhjes së Kuvendit, fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj, ndërkohë pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.
Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore.
Komisioni i Ndryshimeve Statutore do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.
Nesër po ashtu do të votohet këshilli i ri kombëtar dhe teksa do të ketë fjalime të hapura njëkohësisht do të votohet.