Edhe pse Kuvendi i Partisë Demokratike ishte planifikuar të niste në orën 10.00, fluksi teje i madh i demokratëve pjesëmarrës ka bërë që organizatorët, të shtyjnë për pak kohë nisjen e punimeve të cilat kanë nisur në orën 11.00. Hyrja e kryetarit Basha është pritur me duartokitje të forta. Pas himnit kombëtarë, punimet i ka hapur zëdhënësja e PD, Mirela Karabina.
Mbledhja e këtij Kuvendi e cila për sa u përket vendimeve të rëndësishme politike dhe statutuore është cilësuar “historike”, po mbahet në Pallatin e sportit “Asllan Rusi”, i cili me gjithë vendet në fushën e lojrave merr rreth 5.5 mijë persona të ulur.
Nga fluksi i deri tanishëm duket se përveçse mbushjes së pallatit plotë për plotë, mhaft demokratë do ti ndjekin punimet jashtë tij ose në korridore.