Fyerjet dhe sharjet mes demokratëve në FB, Gaspër Lekgega ka një mesazh prekës: STOP! Jam dhe mbetem tek PD, rruga më e mirë është…

0
597

Nga Gasper Lekgega (Kreu i PD Tekxas, SHBA)
Por marr shkas nga një status që dje hodha me disa foto të Kuvendit  PD të 2 shtatorit 2023.
Statusi kishte disa mijë klikime dhe shumë komente nga miqë të ndryshëm demokrat.
Shumë ofendime jo ndaj personit tim, por kundrejt kryetarit dhe demokrateve që morën pjesë në Kuvendin e djeshëm. Mua s’ma ka ba Nana kryetarin, as PD. Secili ka opinionin e tij. Ofendimet ishin nga më të ultat që një njeri mund të shpreh në rrjetet sociale, tek e fundit veten e Tij tregon çdo komentues.
Kur facebook e ke publik duhet të pranosh çdo lloj komenti dhe asht e kuptueshme që reagimet do të jenë të ndryshme, por kurrë jo ofendime. Ne s’na ka bërë kush me zor miq në facebook. Unë jam munduar të ruaj etikën me çdo mik e mikeshë qe kam në rrjetin social facebook.
Mua personalisht kur mu kërkua nga demokratët mirditorë që të tërhiqesha nga kandidimi im për kryetar bashkie besoj që e bëra me dinjitet dhe e mbështa kandidatin z.Albert Melyshi me çdo formë që demokratet të dalin faqebardhë dhe ashtu doli. Mirdita u kthye Blu.
Jo vetëm nga unë, por shumë demokratë që ja donin të mirën Mirditës vendosën që të kontribojnë që Mirdita t’u kthehet demokratëve. Tani çdo njeri ka bindjet e tij.
Unë familjarisht kam mbështetur doktorr Sali Berishën për 32 vjet. Tani unë jam dhe do jem të PD-ja zyrtare deri sa kjo forcë të ekzistojë. Unë kurrë s’kam bërë thirrje që amani o njerëz mos mbështesni foltoren. Në qofte se do shkojmë duke linçuar njani-tjetrin kurrë s’do bëhemi faktor për të mirën e Kombit.
Shembulli më i mirë dhe fitorja më mirë më 14 maj ka qenë në Mirditë. Pse?
Sepse u bashkuan demokratët dhe rezultati dihet tashmë. Respektoni bindjet dhe idetë e njani-tjetrit që të arrijmë në destinacionin e duhur.
Zoti ju bekoftë.
Make Albania Simple Again.

✌️🇦🇱🤝🇺🇸