BallinaKronikeAksident në Vlorë, përplasen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e saj

Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e saj

Një aksident me pasojë plagosjen e nënë e bijë ka ndodhur sot në Vlorë. Policia njofton se rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular