BallinaAktualitetDeklarata e fortë e Çanit: Rama po përgatit opinionin për arrestime të...

Deklarata e fortë e Çanit: Rama po përgatit opinionin për arrestime të bujshme nga opozita

spot_img

Gazetari Arian Çani ka komentuar ‘skenarin’ që po ndjek kreu i qeverisë Edi Rama, me arrestimet që janë bërë në radhët e mazhorancës.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Rama po bën një përgatitje fushate, në mënyrë që kur të bëhena arrestime tek opozita njerëzit të thonë se drejtësia po bën punën dhe se kjo e fundit nuk varet nga kreu i qeverisë.

Ai nënvizoi se do të ketë arrestimet të bujshme të figurave të larta politike në opozitë.

“Drejtësia është zgjatim i politikës, i pushtetit me mjete represive. Kjo që po ndodh nuk është gjë tjetër  veçse një gjueti shtrigash. Rama nuk po luan blofin, Rama është mbrapa, është njeriu që kontrollon çdo gjë, ndryshe drejtësia do shkonte te Rama e te Veliaj. Pse nuk shkon, pse mbetet në këto nivele? Pse është gjithë kjo fushatë e madhe, shumë nga socialistët i mbajnë brenda edhe pse nuk kanë asnjë provë.

E gjithë kjo është përgatitja e opinionit publik që kur të bëhen disa arrestime të bujshme nga opozita, njerëzit thonë se kemi kohë që e kemi dëgjuar që drejtësia po bën punën e vet e nuk varet nga Rama. Pra po përgatitet një terren ku hapja e hetimeve, e ndoshta arrestimi i figurave të rëndësishme të larta politike të opozitës të duket një gjë normale kur  të ndodhi. Për mua, nëse ky është plani këta që janë arrestuar janë thjesht koka turku”– tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular