BallinaPolitikeISP: Koha për reformë në legjislacionin zgjedhor, në përfaqësim dhe mbi partitë...

ISP: Koha për reformë në legjislacionin zgjedhor, në përfaqësim dhe mbi partitë politike

Instituti i Studimeve Politike (ISP) përshëndet mesazhin e Presidentit të Republikës Z. Bajram Begaj dhe kryetares së Kuvendit Znj. Lindita Nikolla lidhur me nevojën emergjente të reformës zgjedhore. Temat e trajtuara prej tyre, – vota e diasporës, depolitizimin i administrimit zgjedhor dhe financimi i partive politike janë pjesë e rëndësishme, por e pjesshme e reformës. ISP vlerëson se një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe afatgjatë kërkon reformimin e sistemit përfaqësues, dekriminalizimin dhe dekorruptimin e politikës përfaqësuese, reformimin e legjislacionit mbi partitë politike dhe jetësimin pa rezerva të parimeve të përfshira në nenin 9 të Kushtetutës së RSH. Presidenti dhe Kuvendi mund të luajnë rol shumë më aktiv në garantimin e këtyre standardeve dhe parimeve.

ISP nuk ndan vlerësim të njëjtë me kryetaren e Kuvendit, se mazhoranca ka vullnet politik për reformë dhe ajo mbetet në pritje të opozitës, por beson se të gjitha palët politike janë njësoj përgjegjëse, me konsensus të heshtur kanë pasur e kanë mungesë të theksuar të vullnetit politik për reforma serioze dhe me integritet. ISP shpreh gjithashtu shqetësimin se qeveria nuk ka vizion dhe as platformë propozimi për reformën, si dhe vetë Kuvendi nuk ka përmbushur detyrimet e veta ligjore lidhur me ligjin 138/2015 dhe respektimin e vendimeve të tij për komisionin e reformës zgjedhore.

ISP beson se pikënisja e çdo ndryshimi cilësor dhe pozitiv në Shqipëri është integriteti i votës së fshehtë, konkurrenca efektive politike, zgjedhjet me standarde dhe legjitimiteti i fortë që buron prej tyre. Mbi këtë bazë nxisim partitë parlamentare të jetësojnë pa vonesë dhe në rrugë institucionale komisionin për reformën zgjedhor, si dhe një proces të hapur diskutimi për të gjitha rekomandimet e ODIHR/OSBE dhe aktorëve të tjerë që monitorojnë proceset zgjedhore dhe politike në Shqipëri.

ISP është e gatshme të ofrojë rekomandime dhe të marrë pjesë në çdo proces konsultimi të komisionit dhe të institucioneve që kanë në fokus reformimin edhe të legjislacionit mbi partitë politike,financimin, dekriminalzimin, integritetin e zgjedhjeve dhe standardet e përfaqësimit politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular