BallinaKulture"Për nënën"/Poezi nga Halil Teodori

“Për nënën”/Poezi nga Halil Teodori

Nga Halil Teodori
Tani që vitet dhe sëmundjet,
I’a ngadalësojnë hapin,
Netët mbush me copa gjumi dhe meraku,
Ditët me kujtime dhe heshtje.
Më vështron edhe sot si atëherë…
Atëherë kur isha fëmijë,
Më thërret me atë zë…
Zë që më bëhet se i del nga shpirti,
Në zemër më pikon.
Flasim për të shkuarën,
E tashmja…
Janë minutat që mbeten tek unë.
Ajo rizgjohet në zemrën time,
Unë rikthehem në altarin e nënës.
Çdo ditë është e mbushur me dashuri, dritë
Me sytë e nënës,
Sytë që nuk ngjasojnë me asgjë
Sytë që më bëjnë fëmijë dhe burrë
Sytë që më mbushin me qiell.
Dal dhe kthehem,
Atë e gjej duke më pritur,
Çdo ditë me të njëjtin merak
Çdo herë me zemrën e nënës në dorë.
Nëna, nuk ka si ajo…
Asnjë dashuri nuk përngjason në të,
Çdo dhimbje e imja është plagë në shpirtin e saj,
Jam fëmijë dhe burrë,
Por fëmijë mbetem…
Në vështrimin plot dritë,
Në përkëdhelitë plot ngrohtësi,
Në prehrin ku gjej paqe,
Në zemrën e saj.
Nënë,
Nënë je dhe do të mbetesh e shtrenjtë,
Në gjithçka tënden jam unë,
Në zë,
Në zemër,
Në dashuri.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular