BallinaAktualitetZbardhet rregullorja që shkarkoi Gazmend Bardhin nga Kreu i Grupit Parlamentar

Zbardhet rregullorja që shkarkoi Gazmend Bardhin nga Kreu i Grupit Parlamentar

Partia Demokratike ka çuar në kuvend një kërkesë ku thuhet se kreu i grupit Parlamentar është kryetari i Partisë Demokratike, pasi kjo gjë është sanksionuar në Statutin e PD që u miratuar nga kuvendi Kombëtar me datën 2 shtator.

Një ditë pas kuvendit të dielën, Lulzim Basha thirri në mbrëmje mbledhjen e kryesisë, ku u miratuar edhe një rregullore e Grupit Parlamentar.

Rregullorja të cilën “Ora News” e disonon të plotë përmban 17 nene, ku në nenin 6 pika 1 thuhet: Kryetari i Grupit Parlamentar është Kryetari i Partisë sipas parashikimeve të nenit 48 të statutit të Partisë Demokratike .

Por vetë Basha ka thënë se nuk do të jetë kryetar i grupit parlamentar, ndërsa atë funksion do ta delegojë tek njëri prej 4 nënkryetarëve të tij zgjedhur, emri i të cilit ende nuk dihet, ndërsa burime për Ora News thonë se emri të cilin Basha po e mendon është Orjola Pampuri.

Sipas rregullores së Grupit Parlamentar edhe detyrat e tjera të grupit parlamentar do t’i zgjedhë kryesia, por është pikërisht zoti Basha ai që ka në dorë emrat për propozim.

Neni 6 pika 2 e rregullores thotë se: Kryesia e Partisë, me propozim të kryetarit të Partisë , ose ¼ të anëtarëve të GPPD zgjedh nga radhët e saj Nënkryetarin, Sekretarin dhe Zëdhënësin e Grupit Parlamentar.

Gazmend Bardhi tha të hënën se shkresa e depozituar në kuvend është e paligjshme, pasi sipas Bardhit grupi parlamentar zgjedh vetë kryetarin e saj, ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla për shkak se asnjëherë në historinë e parlamentarizmit shqiptar nuk ishte hasur në këtë precedent ka kërkuar interpretimin e kësaj kërkese nga juristët e kuvendit.

Anëtaret që e kanë nënshkruar rregulloren: Mbledhje e Kryesisë PDSH 03.09.2023

1.         Lulzim Basha

2.         Arbi Agalliu

3.         Mirela Karabina

4.         Taulant Zeneli

5.         Endri Hasa

6.         Kreshnik Collaku

7.         Roland Bejko

8.         Gentian Gaba

9.         Fitim Zekthi

10.       Indrit Sefa

11.       Gazmend Koduzi

12.       Xhemal Gjunkshi

13.       Taulanda Jupi

14.       Orjola Pampuri

15.       Agron Kapllanaj (I pranishëm online)

16.       Jemin Gjana (I pranishëm online)

17.       Merita Bakiu (E pranishme online)

18.       Enkelejd Alibeaj (I pranishëm online)

19.       Flutura Açka (E pranishme online)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular