Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00. Mësohet se ky takim do të mbahet për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.
NJOFTIMI
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar
Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvedin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.
Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë.