BallinaKryesore“Gaz Bardhi kapërdisej si kaposhi mbi plehun”, Kadilli: Bashkimi me Berishën amoral,...

“Gaz Bardhi kapërdisej si kaposhi mbi plehun”, Kadilli: Bashkimi me Berishën amoral, po gëzojnë Ramën

Politikani Fatbardh Kadilli ka komentuar mbledhjen e mbajtur ditën e sotme mes deputetëve të opozitës ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Kadillit bashkimi i Bardhit dhe Berishës është amoral, lëvizje kjo e cila sipas tij gëzon kryeministrin Edi Rama.

Ndër të tjera ai tha se si ish-kryeministri edhe Bardhi kanë për të detyrë të japin një shpjegim pasi dy vite më parë kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin.

 “Lajmi më i mirë për edi Ramën. Doni ta gëzoni Edi Ramën, vazhdoni të mbështesni këtë bashkim amoral që nuk ka asnjë lloj kredenciali jo vetëm moral, por edhe nga aspekti njerëzor. Kur një njeri ndryshon qëndrimin politik, duhet minimalisht të japë një shpjegim. U bashkuan sot ata që u ndan para dy vitesh.

Para dy vitesh kur u ndanë kishin disa arsye politike, këto arsye politike, ranë? Nuk janë më? Këta njerëz që sot vajtën atje, në 18 dhjetor mbanin fjalime patetike, si hartime kalamajsh, si kaposhi mbi plehun kapardisej Gaz Bardhi e ca të tjerë në 18 dhjetor të 2021 duke marrë rezoluta dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e PD-së, kundër Berishizmit, në aleancë me partnerët ndërkombëtarë e të tjerë, ku janë këto akuza”, tha Kadilli për “Now me Erla Mëhillin”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular