Tryeza me Berishën, deputetja e PD: Bardhi shkeli mbi fjalët e tij, t’u japë llogari demokratëve

0
587

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ndërsa komentoi takimin e deputetëve opozitarë tha se Gazment Bardhi duhet t’u japë llogari shqiptarëve e demokratëve, për tryezën e një dite më parë me Sali Berishën, pas akuzave të rënda që hodhi në adresë të tij.

Pampuri tha në studion e Tirana Live në ABC News se takimi ishte i pritshëm, ndërsa theksoi se cështja është më thelbësore se thjesht një takim.

“Takimin e djeshëm e prisja, nuk përbënte risi. E mendoja se do ndodhte dhe ndodhi dje. Reagimet të bënin të mendonin se kjo do ndodhte. Por cështja është më thelbësore. Deputeti Bardhi duhet t’i japë përgjigje shqiptarëve, demokratëve, që u lodhën me këtë politikën konflikuale të dy viteve të fundit.
Dhe ky konflikt nuk nisi papritur, nisi të shtator të 2021 dhe të gijthë janë kolegë me të cilët jemi ulur në tryezë me të cilët kemi diskuaut dhe kanë qenë agresivë kundër non gratës së z.Berisha, dhe ajo që bën cudi është se sot ulen në një tyrezë. Dhe cudia më e madhe janë akuzat.
E pranojmë se ka pjesën më të madhe të demokratëve, ka mbajtur të djathtën për 30 vite. Por akuzat e tmerrshme mes dy personazheve Bardhi-Berisha, këtë duhet ti shpjegojë shqiptarëve. Ndryshe ka zero besueshmëri për të vijuar më tej.”u shpreh Pampuri.

Pampuri tha ndër të tjera se ky bashkim nuk u pa me shqetësim në kampin tjetër të PD, atë të Lulzim Bashës.
“Shqetësimi i vetëm është paqëndrueshmëria dhe inkoherenca që s’e bën askënd politikan. Basha bëri një hap pas me qëllimin e vetëm që partia të bashkohej

Por duke parë që situata nuk u përmirësua, Basha s’kishte asnjë barrë mbi kurriz, s’ishte as non grata, as probleme me korrupsionin. Atëherë pse të mos përfshihej në garë?

Secili demokrat që përfshihet në politik, të djathtën e ka të identifikuar me Berishën, por e gjitha filloi nga non grata. Unë vetë s’mund të besoj një njeri të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Jam koherente me fjalët e mia. Nëse duam që këtë parti ta cojmë përpara, duhet t’i qëndrojmë kësaj kauze”, tha Pampuri.