Për maxhorancën kjo është java e fundit e fushatës elektorale për 30 qershorin. Ndërkohë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, Presidenti i Republikës ka anuluar zgjedhjet me një dekret, Partia Socialiste është e vendosur të kryejë votime. Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mitingu për mbylljen e fushatës do bëhet ditën e premte në Vlorë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa dhe dy zgjedhjet e fundit mitingjet finale janë mbajtur në këtë qytet.
Zbulohet vendi, ku maxhoranca do e mbyllë fushatën
RELATED ARTICLES