BallinaRajoniPamje tronditëse nga Greqia/ Njerëzit ngjiten në çati për të shpëtuar nga...

Pamje tronditëse nga Greqia/ Njerëzit ngjiten në çati për të shpëtuar nga përmbytjet

Situata në vendin fqinj nga përmbytjet nuk është aspak e mirë. Pothuajse të gjitha fshatrat në Kardicë janë nën ujë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që moti i keq vijon që nga dita e martë.

Në shumë fshatra në komunën e Palamas, njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë. Situata në zonën e Metamorfosit është zemërthyese.

Është kërkuar ndërhyrje nga Forcat e Armatosura, ndërsa kërkohen edhe helikopterë për shpëtimin e qytetarëve. Të përmbytur janë edhe fshatrat e bashkisë Kardicë dhe Sofadon.

Pamja në qytetin e Kardicës është më e mirë, por sërish ka nisur të bjerë shi, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular