BallinaKronikeAksident në Fier, “Benz”-i përplaset me furgonin, plagosen dy shoferët

Aksident në Fier, “Benz”-i përplaset me furgonin, plagosen dy shoferët

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamiken e këtij aksidenti të rëndë, jo vetëm me të plagosur, por edhe me dëme të shumta materiale.

Furgoni pas daljes nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys. Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular