BallinaKryesoreSurprizon Evi Kokalari: Jam gati të bisedoj me Bashën, Berisha i rrethuar...

Surprizon Evi Kokalari: Jam gati të bisedoj me Bashën, Berisha i rrethuar nga të korruptuarit

spot_img
spot_img

Themeluesja e Lëvizjes Konservatore, Evi Kokalari, ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, mes tyre dhe bashkimin Berisha-Bardhi.

Kokalari në fjalën e saj theksoi se ajo personalisht dhe Lëvizja Konservatore nuk do të bashkëpunojnë më me Sali Berishaën.

Kokalari la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Bashën, të cilin e ftoi dhe në një takim në muajin tetor kur do të jetë në Shqipëri.

Ajo theksoi se nëse Basha plotëson disa nga kushtet e lëvizjes së saj atëherë mund të bashkëpunojnë në largimin e kryeministrit Rama në vitin 2025.

“Unë do jem në Shqipëri në tetor dhe jam shumë e hapur të ulem me Lulzim Bashën. Po me Lulzim Bashën nuk mund të jem në koalicion, po qe se Lulzim Basha nuk arrin të bie dakord me disa gjëra që unë dua të bëj. Në 2025-ën ne e heqim Edi Ramën, dhe ato që dua unë janë shumë ekstreme. Në qoftë se Basha firmos një letër që bie dakord me katër, pesë pika, që unë dua të realizoj në Shqipëri, ulem të diskutoj në detaje dhe them që ajo është PD-ja zyrtare që duhet forcuar. Është e vetmja mënyrë që ndoshta mund ta fitojmë 2025. Është për të parë se shumë gjëra kanë ndryshuar. Me berishën nuk kam asnjë komunikim dhe nuk ka asnjë arsye për të pasur një komunikim. ”. – tha Kokalari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular