BallinaAktualitetKolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, rrëzon padinë e PUK

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, rrëzon padinë e PUK

spot_img
spot_img

Kolegji Zgjedhor shpall verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregjistrimin nga zgjedhjet.
Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ për të mos çregjistruar Partinë e duke lënë kështu në fuqi 30 qershorin.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e PUK për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Gjatë seancës, Beqiri tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin dhe duke e cilësuar vendimin e KQZ të pavlefshëm.

“Për shkak të botimit të dekretit në fletoren zyrtare, ne kërkojmë të mos hyjmë në zgjedhje. KQZ e shqyrtoi kërkesën tone dhe u mor me shkakun pse e kërkuam çregjistrimin. Shkaku i vetëm pse ne ngritëm këtë padi është dekreti i presidentit, ai anuloi zgjedhjet. A është i vlefshëm apo i pavlefshëm edhe po të ishte Gjykata Kushtetuese nuk do i drejtoheshim asaj. Duke qenë në këto kushte ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Për këtë arsye erdhëm përpara jush. Kolegji duhet ta zgjidhë këtë ngërç të krijuar”, deklaroi Beqiri.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i KQZ tha se ky institucion i qëndron vendimit që ka dhënë për Partinë Uniteti Kombëtar. “Dekreti është në shkelje të Kushtetutës. Dekreti është akt administrativ i pavlefshëm”, ka thënë përfaqësuesi i KQZ.

Nëse pesë gjyqtarët e Kolegjit do të pranonin kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta çregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohej ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohej. Por me sa duket 30 qershori ngelet ende datë zgjedhjesh edhe pse jo me dekret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular