BallinaAktualitetVIDEO/ Hoteli luksoz i Cristiano Ronaldos kthehet në strehë për të prekurit...

VIDEO/ Hoteli luksoz i Cristiano Ronaldos kthehet në strehë për të prekurit nga tërmeti në Marok

spot_img
spot_img

Ditën e premte, Maroku u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë, i cili ka lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Njerëzit e mbetur pa strehë nga katastrofa natyrore që goditi Marokun kanë kërkuar strehim në çdo ndërtesë që munden, përfshirë këtu edhe hotelin luksoz në pronësi të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.

Hoteli Pestana CR7 Marrakech i vlerësuar me katër yje është bërë një vend strehimi për të mbijetuarit e tërmetit të madh.

Duket se hoteli luksoz i ka lënë mënjanë çmimet e kripura duke ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

“Hotelet janë të njëjta, por nga tërmeti na u desh të vinim në zonën e re të Marrakech, ku ka më shumë hotele luksoze .Tani kemi arritur të marrim hotelin e Cristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë. Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë. Ne jemi në një holl me shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë”, tha një qytetar i prekur nga tërmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular